12.04.2018
pershendetje
deshiroja te dija si te rregullojme marredheniet me gjendjen e depresionit . te gjithe besoj e kane kete gjendjen ku nuk ndihen mire dhe bien shume moralisht, por kjo gjendje e ben qe te marri shume kohe dhe e pengojne ne perditshmeri. cfare sugjeroni ne raste te tilla? cila eshte zgjedhja me e mire per te dal nga kjo gjemdje . kam provuar te motivohom te mendoj pozitivisht, ndonjehere te genjej veten qe jam mire por as njera prej tyre nuk me ka funksionuar .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Faleminderit që zgjodhe të ndash shqetësimin me ne.
Besoj se është e vështirë të përballesh me shqetësimet lidhur me gjëndjen e depresionit, por të përgëzoj për kurajon e gjetur për të kërkuar ndihmë.
Së pari me duhet të të pyes nëse je konsultuar me ndonjë profesionist më pare apo kjo është hera e pare që kërkon ndihmë? Gjëndja e depresionit është një crregullim psikologjik (i cili mund të kalojë dhe në nivel psikiatrik)nga i cili preken një pjesë e njerëzve dhe ndryshon cilësisht nga gjendja apo emocioni i mërzisë, i cili mund të na kapë të gjithëve here pas here. Për të kuptuar nëse ti je vërtetë duke kaluar një periudhë depresioni është e nevojshme të vlerësohesh nga një profesionist i shëndetit mendor (psikolog apo psikiater). Ndërkohë informacioni që ti jep është i kufizuar për të kuptuar situatën që po kalon.
Vetë-motivimi për të menduar pozitivisht është një tentative e mire, por shpesh nuk mjafton, dhe është e nevojshme që dikush nga jashtë të të ndihmojë përmes një mbështetje të strukturuar e të vazhdueshme në kohë si psikoterapia.
Mendja jonë shpesh krijon rutina të menduari negativ të cilat tërheqin emocione negative dhe na bëjnë ta shohim botën me sy pesimist, duke filtruar vetëm ato informacione që përmbushin këtë vision dhe gjithashtu të veprime që bëjmë janë në përputhje me këtë pamje. Që të dalim nga ky qerthull është e nevojshme të kemi dike si pike orientimi jashtë vetes (një ekspert por edhe njerëz të afërt), që të na ndihmojë të orientohemi dhe të rindërtojmë në mënyrë më të shëndetëshme rutinën tone ditore, të të menduarit, vepruarit dhe përjetuarit. Ndërkohë nëse situate vlerësohet serioze dhe kronike nga eksperti, mund të sugjerohet edhe marrja e medikamenteve, së bashku me psikoterapinë, duke ndihmuar kështu në rivënien e balancave biologjike të neurotransmetuesve përgjegjës për gjëndjen e depresionit dhe rifitimin e një niveli funksional të kënaqshëm në jetën e përditëshme.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak përmes kësaj përgjigje,
me respekt,
Ermali