02.12.2017
Pershendetje, jam nje vajze 22 vjec. Kisha dy vjet e lidhur me nje djale 18 vjet me te madh. Nuk e mora parasysh asnjehere diferencen ne moshe pasi u dashurova me ate qe ne momentin e pare qe e pashe. Pas 6 muajsh lidhje, me thote qe eshte i martuar, madje dhe me nje femije. Nuk dija gje, mu shemb bota mbi supe. U ndava per ca kohe, por nuk mund te qendroja me gjate pa e pare, dhe u riktheva serish me te. Shume nga ju e denojne kete gje, e di dhe une denoj veten time per ate qe bera, por dashuria te ben te besh marrezira. Vazhduam dhe disa kohe bashke, duke me thene qe me donte dhe me betohej per dashuri te vertete. U ndava serish sepse me vriste ndergjegjia nuk mundesha me . Pak nga pak nisa te behesha e fiksuar. Ai nisi te mos sillej me si me pare.Nuk mundesha me te isha e dyta e tij, kur per mua ishte prioritet per cdo gje. I lutesha cdo dite per ta takuar, per ta takuar vetem nje ore ne muaj. E kisha ulur veten boll , nuk pyesja me as per gje, doja vetem ta kisha prane. ,Pavaresisht dashurise nuk mundesha me te vazhdoja. I thira mendjes qe po shkaterroja veten per dike qe po me trajtonte si kafshe. Por qe nga dita qe jam ndare me te jam shume keq. e mendoj ne cdo moment ,vetem qaj sa here mbetem vetem, fle me shpresen te mos zgjohem me, mendoj ti shkaktoj vetes bulimi te grades te fundit qe te vdes, ose perdite mendoj menyra nga me te ndryshmet vetevrasje. Me ka humbur deshira per ter jetuar. Kur jam me njerez bej sikur jam mire, po ne fakt jam duke vdekur pak nga pak. Nuk e dua me jeten time pa ate. Ju lutem do te deshiroja shume ndihmen e nje psikologu. Ju lutem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje ! Mos u shqeteso cdo gje do kaloj nje dite mundohu mos ta mbash mendjen atje dil me shoqerine . E di qe eshte e veshtire por vetvrasja eshte gjeja e fundit qe duhet te mendosh . Je shume e re e ke jeten pa nisur , kjo do te te sherbej si nje mesim per te ardhemen ti dallosh njerzit qe te duan dhe qe duan te lendojne . Mendo sa shume gjera te bukura po humbet duke menduar per ate po trishton veten e per ke per nje njeri qe ste vlereson . A ja vlen e gjithe kjo ? Merri frenat e jetes dhe hidhe pas kraheve dhe mos e pyet veten a mund ta besh sepse ti je aq e forte sa ta besh mjafton qe ta ndash mendjen . Gjithcka do kaloj e nje dite do qeshesh me veten tende per kete situate . Kujdesu per veten !
Pershendetje!
Me vjen keq qe ndodhesh ne nje situate te tille, por duhet te tregohesh e forte… ti e ke kutuar qe nje lidhje e tille nuk ka te ardhme e duke qene se ish I dashuri nuk ia ka merituar sakrificat e tua e ste ka thene te verteten madje te ka keqtrajtuar, sic shprehesh, ne keto kushte e rrethana, ndarja eshte zgjidhja e vetme dhe me e mira per ty. Tani duhet te perballesh me zhgenjimin dhe lendimin qe ke marre, por eshte e gjitha ceshjte kohe. Vetem koha do te sheroje! E di qe nuk eshte kaq e thjeshte, por duhet te mbledhesh forcat e te perballesh me realitetin. Nuk duhet te biesh ne deshperim.
Ti je fare e re dhe ke gjithe jeten para per te shijuar e gezuar. Fakti qe kalove nje situate te tille, nuk do te thote qe jeta ka vetem zhgenjime, perkundrazi!
Tashme duhet te jesh me e forte dhe me e pergatitur per sfidat e jetes. Ti po kerkon ndihme dhe kjo eshte nje gje shume pozitive, eshte nje hap drejt sherimit! Nese mendimet per ti bere keq vetes jane shume te shpeshta e te mundojne, te nderhyjne ne funksionimin e perditshem , do te ishte mire te keshillohesh me nje psikolog qe te te mund te ofroje keshillim dhe mbeshtetje per ta kapercyer kete faze te veshtire te jetes tende.
Mos harro, asgje dhe askush nuk ka vlere me shume sesa jeta jote!
Duaje veten, duaje shume! Sepse vetem keshtu te tjeret do te te duan dhe do te respektojne. Fokusohu tek gjerat me te rendesishme ne jeten tende si psh: shkolla, familja, shoqeria..
Merre situaten ne kontroll dhe mos lejo qe ndjenjat e fajit apo trishtimi te mbushin kohen tende… dil ne ajer te paster,merru me sport, lexo, angazhohu gjithmone me dicka qe te pelqen, mbushe kohen tende me aktivitete, Tako njerez qe te bejne te ndihesh mire, njerez positive e qe te mbeshtesin pa kushte! Koha eshte aleati yt me i mire!
Cdo gje do kaloje por duhet te durosh e te perpiqesh pak!