22.05.2017
Pershendetje! Kam dashur t’ju shkruaj prej kohesh por thjesht kam qene si e bllokuar. Ne fakt do te doja te merrja ndihme, ka ca kohe qe nuk jam mire. Ndonje here dua te qaj shume por nuk mundem, jam si e bllokuar, kur i ndaj dicka shoqeve me duket sikur i kam renduar… ne shkolle motivimi me ka humbur fare, detyrat nuk i bej dot, ndjej shume presion… Me duhet te ndihmoj dhe familjen me te ardhurat por spo mundem te bej dot asgje… vetem dua te rri vetem all the time. Me duket sikur kam depression e askujt nuk i behet vone, mendova se ia hodha para nja ca vitesh te poshtrit po he’s still back… ka dite qe nuk dua te flas fare po faaaaaaaaare fare. I mean I just exsist… breathe aty. Me duket sikur te gjitha situatat do me shtypin derisa te mos marr me fryme… mendoj mbase jam shume feeler e them nuk ma ndjen po ne fakt me dhemb cdo veshtrim apo gjykim nga te tjeret, nuk eshte se jetoj per te tjeret thjesht, te pakten… I wish I was left alone…
Ka edhe dicka tjeter, kam date nja tre here a guy, qe me dha ca shpresa, e tani as nuk me sheh fare as nuk me shkruan… me dhemb se e dini eshte hera e pare qe ka nje pelqim te ndersjellte ehe ai thjesht eshte distancuar keshtu poof! I think I’m not that pretty apo “e mire” sa te tjerat, edhe me lendon se nuk e kuptoj cfare duhet me ba, une nuk eshte se smesoj apo nuk kujdesem per veten, apo nuk jam e sjellshme me njerezit… s’e kuptoj cfare nuk shkon? Me duket sikur te gjitha gjerat me jane mbledh edhe jam si e bllokuar… aq sa nuk qaj dot as nuk flas dot…
Me vjen keq nese jam pak e ngaterrume por nuk e mbaja dot me…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje
duket qe ke shume gjera qe po te vijne ne koke dhe ke bere shume mire qe i shprehe edhe pse lemsh po me mire lemshi i shkruar se ne koke 😀
tani une nuk jam ekspert por duke lexuar problemet qe ti ke me ngjasonin me te miat te disa viteve me pare
Ta nisim me shoqerine,ne vendin tend do ja thoja te gjitha problemet qe kisha ne rastin tend problemet me punen,shkollen apo djemte teke fundit shoqeria per kete eshte apo jo
Ne shkolle mos e vrit mendjen se motivimin ashtu e kemi patur shumica si puna e kometes nje here ne sa e sa vjet na vinte 😀 por ti mundohu te behesh sistematike sikur dy ore ne dite por cdo dite ama te perqendrohesh tek mesimet pa insta ose fb tek dora do jete shume me mire dhe motivmimi do te vije.
Per depresionin spo ndalem shume se vete ja ke kthyer pergjigjen kur thua me duket dhe eshte e vertete te duket sikur ke nga gjithe ato mendime negative qe ke shkruar,kur kjo ndjesi te vije bej dicka qe ty te pelqen dhe te ben te ndjehesh mire.Remember we all need our alone time but nobody wants to be left alone
Keshillen per punen e ketij djalit po ta them si nje shok qe mos e vrit mendjen fare po fare fare e di perse.Sepse cuna vijne dhe ikin si puna e trenit cdo cerek ore ne jeten e nje goce per me teper tani qe instagrami ben te shohesh aq cuna apo goca sa nuk di…ti thjesht bej gjerat e tua ji origjinale mos u mundo te ndryshosh per dike sepse njerezit e duhur do vijne dhe do qendrojne ne jeten tende pa u munduar ti shkosh ti nga mbrapa
dhe po ti je e mrekulluesheme dhe e bukur keshtu sic je nuk ka asgje qe nuk shkon me ty thjesht merr iniciativen per te marre ti ne dore jeten tende qe sigurisht kerkon force dhe kurajo qe ti i ke
Pershendetje e dashur,
nga pershkrimi juaj gjendja duket kaotike.
Ke provuar ndonjehere te besh nje hap pas dhe te vleresosh realisht situaten tende? Duket se je ne cdo moment duke vrapuar, e ngaterruar ne mendime e nuk shijon dot asnje moment.
Si ta kuptoj “mendova se ia hodha depresionit”? Jeni diagnostikuar ndonjehere nga specialisti? Cili ka qene shkaku? Nese po, keni marre trajtim? Cfare lloj trajtimi? Sa ka zgjatur? Ju bej keto pyetje, pasi nuk dua kurresesi te nxitohem.
Nese ju e keni perjetuar dicka te tille me pare, ekziston mundesia qe ajo gjendje te rikthehet, por ju tani jeni me rritur, mund ti drejtoheni nje specialisti (psikolog ose psikiater). Thoni se nuk jetoni per te tjeret, por po aty ju vuani brenda vetes, ndiheni e gjykuar, e paragjykuar, e pakuptuar nga te tjeret e ndoshta e braktisur. Ndoshta sjellja juaj eshte vertete korrekte ndaj njerzve qe ju rrethojne por eshte qendrimi qe mbani ndaj vetes qe e ben me te veshtire. Ju thoni se duhet te mesoni, te punoni per te mbeshtetur familjen, por energjite tuaja po i shpenzoni ne drejtime te tjera.
Une nuk i njoh mundesite tua, por ti vete e para duhet te gjesh forcen te ndihmosh veten, te kerkosh mbeshtetjen e familjes e te fillosh ndryshmin, sado i vogel qofte. E kam disi te veshtire te jem e qarte ne keshillat e mia, me duhet pak me shume informacion.
Te lutem te reflektosh mbi pyetjet e mia dhe te na shkruash serisht, jam ne pritje.
Nderkohe te uroj gjithe te mirat!
Orsjola Qendro, Psikologe.
Jo nuk jam diagnostikuar nga nje specialist por vetem me infot qe kam pas e qe kam kerku. Gjendja ka zgjatur te pakten nja 3 muaj me perpara, por tani eshte me pak, mbase me dite… pra kam qene si e merzitur por jo just sad, me mungese totale motivimi, nuk eshte se kam aktivitete te tjera qe merrem, meaning kohe harxhuese koti, thjesht frekuentoj kafet me shoqet e perpiqem te shkoj ne biblioteke me shume apo te bej ndonje aktivitet qe pelqej shkurt jo per shume kohe… Jam perpjekur te vleresoj gjendjen por jam bllokuar ne nje fare pike… Kam organizuar kohen e jam duke u munduar te kem te pakten nje plan qe te mos behem lemsh fare. S’u t’i bej zbor vetes ne fakt, me keto mendime por me ndodh qe te mbetem brenda nje cikli/ vorbulle nga e cila mezi dal…
Jam duke make efforts duke i dhene vetes detyra te vogla te arritshme, qe te mos me mblidhen gjerat per n’fund. Ju falemnderit per pergjigjen…