Këshilla/Blog

21.02.2016

Pershendetje,,, jam ne depresion qe prej 6 vjetesh,, ne moshen e adoleshences fillova te ndihem keq me veten dhe kjo gje ka vazhduar deri sot qe jam 23 ,,, mendoj se filloi nga gabimet e moshes,, bera 1 gabim se u lidhe me 1 djale dhe nk mesoja me ne shkolle,, beja shum mungesa,, kur e zbuluan prinderit u ndjeva shum keq,,, cdo gje vazhdoi duke u perkeqesuar cdo dite e me shume,,, ndihem bosh,,, pa pik besimi ne vetvete,,, cdo gje me ben te ndihem keq,,, ndihem e vetmuar,,, ne faj per cdo gje,,, nk dua te rri me njerez,, nk dua te dal,,, dua te rri vetem,, ta kaloj kohen vetem ne fb,,, Kam bere shum gabime ,,, edhe tani qe po flasim e kam futur veten ne nje situate shum te keqe me dike ,, ai me ofendon dhe me kercenon,,, ndihem e pashprese,,, pa deshire per te jetuar,,, nk me motivon asgje,,, ndihem e lodhur gjate gjithe kohes,,, shpirterisht dhe fizikisht,,, nk ia kam iden ku mund te kete psikolog ne qytetin tim te vogel,,, dhe nk kam as para per te shkuar,,, IU LUTEM ME NDIHMONI,,, JAM E DESHPERUAR !!!

  1. Hanah says:

    Ti nuk mund te shakterrosh gjithe jeten tende per nje ganim qe kur ke qene e vogel. Te gjithe kemi bere gjera qe kemi zhgenjyer prinderit, por kjo sdo te thote qe t shkaterrojm jeten per kt fakt.
    njeriu duhet te behet i forte per tu perball me gjerat. zbulo gjerat q t pelqejne, edhe ato t voglat, ato q t bejne te buzeqeshesh edhe per pak.
    t gjith bejme gabime, ndonjehere dhe t pafalshme, njerez jemi, gabimet jane normale.
    sa per problemin qe ke me personin q t kercenon, gjithmone mund t shkosh tek policia n t tilla raste.
    Gjtihmone e ka nje zgjidhje! forca dhe buzeqesh, cdo gj do shkoj me se miri.

  2. MSc. Elvis Popaj says:

    Pershendetje,
    Se pari ju falenderojme qe na keni shkruar! Eshte hap shume pozitiv qe po perpiqeni te gjeni zgjidhje per ceshtjet tuaja.
    Gjashte vite me gjithe kete peshe duken shume ne fakt, ma merr mendja qe s’duhet te kete qene aspak e lehte. Ne pergjigje te dilemave tua, do te doja qe ti marrim gjerat me rradhe. Se pari, ju thoni qe aktualisht duket sikur jeni vetizoluar, nuk keni deshire qe te takoni njerez dhe duket sikur keni nevoje vetem te rrini ne facebook. Eshte e zakonshme qe njerez te cilet kalojne periudha te ngjashme me tuajat, te shmangin aktivitete te cilat me perpara i kryenin me deshire, si p.sh takimin e miqve apo te afermve. Kjo ndodhe pasi kryerja e ketyre aktiviteteve nuk jep me te njejten kenaqesi qe jepte me perpara.Mirepo, pyetja qe do ju drejtoja ju eshte: a ndjeni se ju ndhmon shmangja e ketyre aktviteteve ne lehtesimin e gjendjes suaj emocionale? Nga pervoja klinike dhe studimet qe jane bere eshte pare qe shmangja e aktiviteteve dhe izolimi nuk ndihmon, perkundrazi perforcojne akoma me shume emocione dhe gjendje te tilla si trishtimi, pezmi, pashpresshmeria, lodhja etj. Prandaj, keshilla qe do te jepja eshte qe cdo dite te planifikosh disa aktivitete qe te pelqejne dhe te bejne te ndihesh mire dhe te perpiqesh ti kryesh. Aktivitete te tilla mund te jene: takimi i miqve apo familjareve, marrja me sport apo kryerja e ushtrimeve fizike, frekuentimi i kafeneve apo ambjenteve te tjera clodhese, gjetja e nje pune, gatimi, kryerja e pazareve, apo aktivitete te tjera te ngjashme qe ndjen se te bejne te ndihesh mire. Parashikoj qe keto aktivitete nuk do te japin po aq kenaqesi sa me perpara, qe ndonjehere do te jete e veshtire ti fillosh dhe ti cosh deri ne fund dhe qe do te vije me natyrshem te kalosh kohen duke qendruar per ore te gjata ne facebook, ne gjume apo ne aktivitete te ngjashme qe marrin me pak energji. Mirepo, eshte shume e rendesishme qe te dalesh nga ky rreth vicioz dhe nese ndodh qe nje dite te planifikosh aktivitete dhe te mos i kryesh, mos e gjyko veten per kete, por perpiqu qe diten tjeter te rifillosh te kryesh aktivitete te ndryshme qe te bejne te ndihesh mire.
    Se dyti, ti thua qe cdo gje filloi nga “gabimet” e tua, per shkak se krijove nje lidhje romantike gjate adoleshences. Ne fakt, angazhimet ne lidhje romantike ne kete periudhe jane mjaft te natyrshme, biles reflektojne nje nevoje te adoleshenteve per te eksploruar ne kete fushe dhe eshte nje etape e natyrshme e zhvillimit psiko-social te tyre. Pra, ajo qe ju konsideroni ‘gabim’ eshte ne fakt nje nevoje e natyrshme e djemve dhe vajzave te kesaj moshe. Nje pyetje qe ju mund ti drejtoni vetes eshte nese ju e gjykoni dhe e fajesoni veten shume ne situatata te ndryshme dhe si ju ndikon ky lloj vetfajesimi ne gjendjen aktuale tuajen?
    Se treti, nje tjeter ceshtje e rendesishme ne ate qe ju keni shkruar eshte edhe marredhenia aktuale qe ju keni me kete personin qe thoni se ju kercenon dhe ofendon. Ju nuk keni dhene informacion te metejshem se si eshte historia dhe zhvillimi i kesaj marredhenie (mund te na shkruani serish nese ndjeni se keni nevoje qe te sqaroheni ne raport me kete marredhenie). Megjithate, nga ajo cfare shkruani duket sikur kjo marredhenie ju ndikon shume aktualisht dhe duket e domosdoshme qe ju ti jepni nje drejtim ne menyre qe te ndiheni e cliruar. Normalisht kercenimet dhe ofendimet nuk ju ndihmojne aktualisht, perkundrazi ndikojne akoma me negativisht ne gjendjen emocionale. Nese do tregohesha i drejtperdrejte, do thoja qe pavaresisht gjithckaje cfare mund te kete ndodhur, askush nuk ka te drejte te te ofendoje dhe kercenoje.

    Se fundmi, eshte shume e mire ideja qe ju keni per te kontaktuar nje psikolog. Do ju nxisja te informoheni akoma me shume dhe te perpiqeni te gjeni nje mundesi sesi te kontaktoni nje sherbim psikologjik te aksesueshem per ju, te cilin mund ta perballoni nga ana financiare dhe e distances. Disa nga vendet ku mund te marresh me shume informacion jane psikologet shkollor, organizatat e ndryshme joqeveritare qe gjenden prane vendbanimit tuaj etj. Me marrjen e nje sherbimi cilesore psikologjik, gjendja juaj eshte teresisht e kapercyeshme.

    Ju falenderoj qe na keni shkruar dhe ju ftoj qe te na shkruani serish nese keni nevoje.

    Elvis Popaj

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.