Këshilla/Blog

19.01.2017

Jam nje nen e re e 3 thmive. Djali i madh 4,5 vjeq vajZa 2,5 dhe djali i Vogel 9 muj.
Krejt kjo gja ja nisi kur kunati e dradhtoj kunaten. Per mu hakmerr ne te tjeret qifte ne familje. Kunata me kercenon se kunati doti tregoj burrit se une e kam pi cigaren para do viteve. Burri Usht anti duhanit. Dhe tutna se do te dahet nga une. Gjegja e fundit qe une du Usht qe femijet te rriten ne 2 pjes. Qka te baj?? Doti tregoj vet??
Kam shum ankth se gjerat Doré shkojn ju tutna shum ndamjes.
Merzitna kjaj. Thmijet me shohin kshtu. Qka te baj ju lutem me duhet kshilla.
Jan ka bi ne depresjone.
E kam trenin 100 metra Larg shpie her her me hidhet ti dal perpara. Po prap me dalin fetyret e thmive perpara.

  1. Anonymous says:

    Pse nuk jepni kshilla ne lete pytje??

    1. Stafi Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Te falenderojme per komentin.
      Do te jete shume shpejt keshilla ne kete pyetje. I eshte derguar ekspertes perkatese, dhe po presim pergjigjen.
      Ju kerkojme ndjese per vonesen, do te jete shume shpejt pergjigjja ketu.

      Ju urojme gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk Je Vetem

  2. Anonymous says:

    Faleminderit shum

  3. Anonymous says:

    Shpresoj se kjo kshill nuk dote vanohet Edhe teper koh te gjat.

  4. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje e dashur,

    E kuptoj qe je tejet e shqetësuar ne këtë situate dhe se për ty është shume e rëndësishme te ruash një marrëdhënie te mire me bashkëshortin. Po kuptoj qe frika qe ndien te ka shtyre drejt mendimeve jo te shëndetshme për veten, por unë jam e bindur qe ti mund t’ia dalësh te zgjidhesh ne mënyre me te mire këtë situate për veten dhe njerëzit qe ti do.

    Ti po me tregon se frika jote është mos burri mëson se ti ke pire cigare para disa vitesh, (gjë qe nuk ndodh me aktualisht) nëse e kuptova drejt? Periudha kur ti ke konsumuar duhan ka qene përpara se te takoje bashkëshortin? Apo përgjatë lidhjes suaj ne mungese te dijenisë se tij?
    Si jeni njohur ju te dy? A i keni folur ndonjëherë njeri-tjetrit për veten?

    Me lejo te pyes te lutem pak me shume mbi marrëdhënien tende me burrin, si është marrëdhënia me te, a flisni bashkë mbi dëshirat apo nevojat e njeri tjetrit, e shprehesh te ai për ato çka mendon e ndien? Si reagon ai ndaj teje? Do te doja te me shkruash pak mbi këtë, për te kuptuar me shume për friken tende mos burri mëson me shume rreth teje.

    Ne një çift personat jetojnë bashke me dëshirën për te qene me njeri tjetrin dhe për te krijuar një familje te lumtur. Por pavarësisht se janë ne çift, personat kane individualitetin e tyre, dëshirat dhe emocionet personale, nevojat dhe mendimet e tyre, normalisht tërësia e tyre gjen një mesatare me partnerin për te qene bashke, por kurrë dëshirat e shtypura te vetes nuk ndihmojnë lidhjen.

    Te pish duhan nuk është krim, as faj e as gabim i pashlyeshëm. Është një sjellje dhe zgjedhje si gjithë te tjerat për një arsye apo një tjetër.
    Gjithashtu me lejo te them se ne një çift është shume i rëndësishëm komunikimi. Problematika ne çift ka shume dhe kjo është normale, por biseda dhe komunikimi me njeri-tjetrin janë ato qe I bëjnë dy personat te kuptojnë dhe te ndihmojnë partnerin. Mbase ka shume te tjerë qe duan ta dëmtojnë marrëdhënien e një çifti, por a mendon ti se nëse çifti ka një komunikim te mire me njeri, te tjerët do te kenë me pak ndikim?
    Si mendon ti? A do te jete mire nëse ti provon te flasësh me burrin? Nëse po çfarë do ti thoshe atij? Provo te me thuash mua ato çka do te doje ti thoshe burrit tënd? Kështu do te jesh me e qarte përpara se te vendosesh te flasësh apo jo me te.

    Mbetemi ne kontakt
    Sabjola Bregu

  5. Anonymous says:

    Faleminderit per pergjigjen tuaj.
    Usht nje person se gjithmon ata te veten mendon qe e ka mir. Nuk me len me
    I Than tjerat si Jan. Gjithmon me ka shypur dhe mos fol mos fol. Usht nja qe nuk e ka preh kthizen prej nanes te vet ende.
    E ni veten shum te lig.une duhet me ni veten te fort afer burrit po jo e ni veten te Lig. Me vjen keq po ki e ka at mentaliteten burri usht burr gruja gru.
    Tasht per tasht me dhimen thmijet e mi se sa per burrin tim Jan e lodhur shum . Ma e keqja me kercenon se don me i lan thmin jetim.
    Nuk jam ajo as qe foli me ta as qe nuk foli.
    Nuk e di kur nuk um ka ban per veti me ndi une veten me fol per gjdo sen me ta.
    Se mi ka ban bajat gjdo sen. usht person qe nuk me Len me dal askund pa dit ki ku a Qysh. Me nuk me len me veq me shetit me nje Qender. Usht nje person se per shum
    Vite me ka mbullur Mua ne shpi dhe vet ka dal kamos. Duhanin e kum pi sa jam kan Bashk me kta. Ki me ka Shtin me ni veten keq lig per ket shkak e kum pi. Ka shum gjera qe du me i trego po a ka
    Mundeci me marr ni Mail Tandin?
    Flm shum

    1. MSc. Sabjola Bregu says:

      Pershendetje serish e dashur,

      Patjeter qe mund te flasesh e te me tregosh gjerat qe ke nevoje te ndash me mua. Mund te vazhdojme te flasim ne kete faqe pasi letrave te tua do ti pergjigjem une.
      Po me thua se komunikimi yt me bashkeshortin nuk eshte shume I mire dhe se nuk mundesh ti thuash atij gjerat qe do. A mund te shkruash nje leter me gjerat qe do te doje te flisje me bashkeshortin? Imagjino se po I drejtohesh atij, dhe shkruaj ato qe do te doje ti shprehesh.

      Po me thua se e ndjen veten te lig? Mendon se nje sjellje qe nuk pelqehet nga te tjeret e ben nje njeri te lig? Asnje nuk eshte perfekt, cdokush nga ne mund te kete sjellje qe nje moment apo nje tjeter njerzit prane nesh nuk I pelqejne, a na ben kjo te lig? Si mendon ti?

      Te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV