Këshilla/Blog

17.02.2016

Gjithcka me ka filluar para 3 vjetesh besoj, tani qe e gjykoj si problem. Ne fillim fitova nje shkolle qe nuk e doja, shume te tjere do donin shume te ishin ne vendin tim e te ndiqnin kete fakultet si un po une jo. Dmth me pelqente shume ideja e te qenit inxhiniere cdo gje qe mund te beja, sa e zonja mund te isha endrra pafund qe si ngjajne fare asaj qe jam tani. Problemi filloi ne sezoni e 1. Nga nje nxenese e 10 qe nuk mundohej shume se mjaftonte njeher aqpo 2 e lexuar dhe arrija ti memorizoja arrita ne nje studente te dobet qe nk arrin kurr te mari nje provim me heren e pare. mka ndryshuar komplet cdo gje te un. ndjehem keq ndjehem e pasigurte jam sh e zhgenjyer nga vetja ime dhe zhgenjave edhe babin. tani kam arritur ne nje pik qe kam frike te futem ne provim, kam kriza paniku gjith kohen, kam frike te dal jashte, nuk dua te cohem nga krevati, nuk gjej arsye te cohem, mendoj sh shpesh vetvrasjen. nuk mundem ta perballoj dot me. Kam dy vjet spitaleve kam ber 2 operime dhe shume semudnje te tjera qe i kam kuruar qe besoj se mkan ardhur vetem nga stresi. nuk mbaj dot me inatin me esht bere i pakontrollueshem nuk arrij dot te qetsohem. krizat e panikut sa vijn e shtohen dhe nuk po mundem dot me. i kakm then babit tme gjej psikolog po ai me thot qe thjesht duhet te mbledh mendjen qe do ja dal. po un e di q sdo ja dal. dua ta le shkollen e pastaj mendoj se kam humbur sh kohe ktu dhe duhet ta mbaroj. asnje nuk me kupton. nuk e kuptojne qe e gjitha kjo po me ha nga brenda dhe sdo mundem dot me shume gjate. ndjej sikur kam shume presion qe te dal mire pavarsisht se prinderit kurre sme kan ber te ndjehem keq e mkan mbeshtetur gjithmone. i vetmi qe mundohet tme kuptoje e tme rrije afer eshte i dashuri im. e di qe jam e rrethuar nga njerez qe me japin dashuri te pakushtezuar dhe nk arrij dot ta kuptoj burimin e gjith ksaj. di vetem qe smundem dot me me kte ndjenje. dua tmos ndjehem me keshtu.Kam nevoje per ndihme. Ju lutem me sugjeroni dicka cfaredolloj gjeje.

  1. ing.Eni says:

    Pershendetje! Une ashtu si ti studjoj inxhinieri dhe eshte deg e veshtire. Edhe une shum her ne sezon ndihesha ashtu por gjithmon tek njerezit qe me donin gjeja forcen qe me duhej dhe vazhdoja perpara. mos u shqeteso per notat qe mer, qetesoje veten e dashur sepse shkolle eshte nje proces kalimtar, ti je me e rendesishme, shendeti eshte primar. Nuk ka rendesi cfar note mer, mjafton ta kalosh, tregu i punes nuk po shikon cfar mesatare ke por cfar di te besh. prandaj mos e lodh veten me kot sepse je e re dhe ke akoma shum gjera te buikura per te jetuar. shkolla nuk eshte e gjith jeta jote. nuk duhet te jet ashtu. te uroj gjith te mirat e dashur!

  2. Anila Sulstarova says:

    Pershendetje,
    Nga letra që shkruani duket të jeni një situatë të ngarkuar psikologjike dhe emocionale. Natyrisht, bërja e gjërave bazuar në atë që të tjerët presin dhe jo në atë që duam apo mundemi shkakton shumë frustrim. Gjithashtu, në letër del prej teje ajo që ke nevoje të bësh: të dëgjosh veten, dhe të respektosh nevojat e tua. Ti e di kete. Ajo që ke nevojë të punosh edhe me një psikolog klinik është që të kuptosh: cila është nevoja jote për të marrë konfirmime nga të tjerët, përfshi edhe prindërit, nëse ke nevojë për ndihmë tek një profesionist, kërkoje, ti prêt ta gjejnë apo të të japin miratim. Është nevoja jote. Në faqen në të cilën kë shkruar ke profesionistë të cilët mund të të ndihmojnë të ballafaqosh sfidat e tua. Nuk është turp dhe as dobësi nëse ke nevojë për ndihmë.
    Gjithe te mirat!

  3. Ela says:

    Pershendetje e dashur ! Lexova shkrimin tend dhe ndjeva deshiren te te thoja disa gjera: 1- Gjeja me e mire qe mund te besh eshte te qetesohesh dhe ti mendosh gjerat me gjakftohtesi. Te siguroj qe nuk je e vetmja qe ndodhet ne kete situate, ka shum studente te tjere si ty, kam kusheriren time qe ndodhet ekzaktesisht ne te njejten situate. 2- Asnjehere nuk eshte vone per te arritur ate qe do. 3 vite qe ti i quan te humbura nuk jane asgje ne krahasim me gjith jeten qe ke para. Ke gjith kohen qe te duhet per te realizuar ate qe do. 3- nqs nuk te pelqen shkolla, nderroje!! Gjej dicka qe ti do te besh dhe te ben te lumtur. Te siguroj qe prinderve ju intereson vetem lumturia jote. Te perqafoj.

  4. sil says:

    Pershendetje!
    E lexova me vemendje te madhe te gjithe shkrimin tend edhe me beri shume pershtypje sesi nje njeri i cili ka aq njerez perreth te cilet i ofrojne sic the edhe ti dashuri te pakushtezuar ta lejoje veten te arri ne nje gjendje te tille. Duhet te jesh e lumtur edhe e qete sepse jeta po te tregon kush te do vertet edhe ata jane njerezit qe ia vlen te luftosh. Nuk luftohet per nota, e per poste te medha, kete e bejne njerezit e vegjel, luftoher per dashuri edhe shendet gje qe ti i ke. Edhe nese mendon se nuk i ke, thjest hidh njeher syte larg, aq larg sa te mundesh, te siguroje qe secili prej njerezve qe ti shikon jan shum me keq sesa situata jote edhe perseri qendrojne te forte. Ti ke cdo gje qe shume njerez do te deshironin, ty ste pelqen fakulteti njerezit nuk kane mundesi te bejne filloren, ty te mbeshtesin prinderit ndersa te tjereve( te pakten pjeses me se madhe) do ti kishin hequr nga shkolla, ti ke nje te dasher qe mundohet te te kuptoj ndersa te tjeret nuk e dine kuptimin e fjales se dashur pasi njihen me njerez aq vulgar sa nuk mund te quhen te tille. Era te keshilloj ta shikosh goten gjithmon gjysem plot edhe te behesh e forte sepse gjerat nuk shkojne kurr ashtu si e ke planifikuar, per cdo gje qe duhet te arrish duhet te luftosh edhe jo te luftosh psikologjikisht pasi ashtu demton veten edhe ske asnje perfitim por duhet te luftosh duke vepruar. Te uroj gjithe te mirat edhe kujto se nuk behet fjale sa her goditesh por se sa fort mund te goditesh edhe te vazhdosh rrugen tende.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV