Këshilla/Blog

18.04.2017

Do doja te ju pyesja se nese nuk po dua te jetoj me,atehere si mundem te vazhdoj kur nuk kam mbeshtetjen e familjes dhe pikerisht eshte problem te ata.Do mirprisja nje keshille nga ju sepse sinqerisht jam lodhur duke vazhduar keshtu secilen here qe ndodh diqka.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje e dashur!
    Me vjen mire qe ke gjetur nje vend per te shprehur shqetesimin tend, sepse te flasesh, te komunikosh, te shprehesh eshte gjithmone me mire sesa te mbash cdo gje per vete.
    Une do doja te dija pak me shume per ty, ne menyre qe te te ndihmoja ndoshta ne nje drejtim te duhur. Per cilen arsye shprehesh se nuk ke mbeshtetjen e familjes tende? Ne cfare nuk te mbeshtesin ata dhe si e kerkon ti ndaj atyre mbeshtetjen? Si e zgjdh me pas situaten nese ata nuk te mbeshtesin ne dicka? Ne moshen e adoleshences eshte shume e zakonshme qe te keni mosperputhje me prinderit, per shkak te pritshmerive te ndryshme, tentativës nga adoleshentet per te qene te pavarur, por nga ana e prindërve per tu mbajtur me afër per shkak te frikerave qe ata kane. Per keto dhe shume arsye te tjera, mospërputhjet shtohen nëse nuk gjendet mënyra e duhur per te komunikuar, per te krijuar apo forcuar besimin. Ndoshta do ishte mire qe te filloje nga ky hap, te komunikosh me prindërit dhe jo vetëm kur ke nje problem, kerkese apo leje, por edhe ne përditshmëri, per ti treguar diçka te bukur, per tu kerkeruar nje keshille. Une kam besimin qe eshte me e lehte nëse e fillon ti hapin e pare dhe kam shprese qe prindërit do te te ndjekin.
    Ne vijim, une pres qe te me shkruash serish dhe me shume.
    Deri atëherë, te uroj me te mirat.
    Me respekt,
    Ardita Korriku, Psikologe Klinike

  2. Albana says:

    Une eci me shprehjen “Jam kapiteni i anijes time!”
    Megjths familja esht super e rendesishme, ti je po aq!
    Lufto dhe vendos veten tende te paren, dhe t jesh e bindur q do arrish t mbash njerezit e duhur rreth vetes.
    Te uroj cdo te mire. JEta eshte shume e bukur mgjths ndonjeehre nuk duket!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV