Këshilla/Blog

14.02.2017

Nuk jam vetem? Atehere kush eshte me mua? Kush ndjen te njejten lodhje te pasherueshme si une? Askush nuk mund te me ndihmoj dhe gradualisht po filloj te mendoj se po, secili nga ne vetem eshte, duke mbrojtur anonimatin e vete dhe duke shpresuar te gjej zgjidhje per probleme siperfaqesore ose jo duke marre pergjigje se “Si fillim duhet te pranosh se ke nje problem”. Nuk po shoh dhe nuk po ndjej asnje permiresim duke pranuar se kam nje problem, te dashur. Me sinqeritet po u them cfare mendoj realisht, para se te ulem e cimentuar para ekranit te telefonit ose kompjuterit me shpresen se dikush do me ndihmoje te gjej fijen e mendimeve dhe ndjenjave te mia per te dale nga labirinti ku jam futur, si Thisea i mitologjise ne Krete. Atehere kush eshte aty vertete per te me ndihmuar? Une nuk pres nje zgjidhje magjike te problemeve te mia, edhe pse kete urojme te gjithe te ndodhi.

  1. Hana says:

    Pershendetje 🙂 Bashke nuk njihemi, ashtu sic une nuk njoh askend nga ata djem e vajza qe shkruajne ketu. Ama, shpesh e hap dhe i referohem, per te lexuar, dhe pse jo per te ndihmuar.
    Une kam idene, qe ata qe i kane vene emrin, kan dash te thon pikerisht kt, qe ka njerez plot ndoshta me t njejtat probleme, dhe nuk jevetem, dhe ska asgje qe nuk shkon me ty, ka dicka q nuk shkon me momentin q po kalon ti.
    Dhe un ndihem shpesh ne rruge pa krye, thjesht jam mesu me pa aty ku jane gjerat bukura, at q quhet drita ne fund te tunelit. Dhe kete e ben te mundur duke kerku te miren dhe jo te keqen. Duke kriju grup e rreth vetes njerez qe jane te mire e te duan te miren.
    Gjithcka e ka nje zgjidhje, vec jepi kohe kohes dhe vetes, dhe botes.
    Megjithese nuk njihemi, te dergoj nje perqafim!

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Përshëndetje e dashur!

    Së pari dua ta nis këtë përgjigje për ty, duke të të komplimentuar për mënyrën se si “artikulon”, edhe pse kjo është për një problem dhe jo për të shprehur dicka të këndshme. Më vjen mirë që ka 14 vjecarë me këto kapacitete. Së dyti, po e nis nga fundi duke të thënë që ke të drejtë për zgjidhjen magjike të problemeve, gjë e cila nuk egziston, por pavarsisht kësaj ti ndjen një lodhje të pashërueshme dhe ajo cfarë pret është që të mos e ndjesh më këtë lodhje, apo nuk jo? Si fillim, është mirë të kuptosh se nga e ka burimin kjo lodhje; cfarë pret ti nga vetja; cfarë presin të tjerët nga ty? Mos vallë këto pritshmëri janë shumë të larta? Këto janë hipoteza të ngritura nga unë, por mund të pres një konfirmim ose një rrëzim të tyre nga ana jote. Pas gjetjes së burimit të kësaj lodhje (që mund të jenë edhe më shumë se një) atëherë do të mund të kërkosh alternativa për zgjidhjen e tyre.
    Ti përmend “fijen e mendimeve dhe ndjenjave”. Mendimet janë shpesh herë celësi i shqetësimit të një individi. Mendime jo shumë të këndshme, jo shumë reale, na shkaktojnë emocione gjithashtu jo të këndshme e pozitive, Në vijim sjellja është shpesh herë përforcuese e këtyre ndjenjave, duke na cuar në një konfirmim që mendimet paskan qënë të vërteta. Kështu, formohet një rreth vicioz, i cili të mban të mbërthyer vazhdimisht në ciklin e tij. Prishja e këtij rrethi është zgjidhja e shumë problemeve dhe në përgjithësi është më afatgjatë nëse fillohet nga mendimet. Zevëndësimi i mendimeve negative, me ato më pozitive, do të mund të sjellë ndryshime në ndjenja e në sjellje. Një reagim ndaj një situate, nuk e bën situata në vetvete, por perceptimi që ke mbi atë situatë.
    Unë të sugjeroj që ta provojmë me mendimin “Askush nuk mund të më ndihmojë”. Si mund të jetë një alternativë tjetër mendimi që të jetë më pozitive dhe jo kaq determinuese? Në këtë portal, ndihma e dhënë është e kufizuar brenda shkrimit dhe mungojnë elementë të një terapie të mirfilltë, ndaj gjithmonë sugjerojmë që në rast nevojë secili nga ju t’i referohet një psikologu për këshillim të drejtpërdrejtë. Mund të jetë psikologu i shkollës, psikologu i Qendrës Shëndetsore ose psikologë që ofrojnë këtë shërbim në zyrat e tyre.
    Thuhet dhe shkruhet shpesh dhe besoj e ke të hasur dhe ti që adoleshenca është një fazë tranzicioni, ku identiteti i një individi formësohet dhe si e tillë nuk është shumë e thjeshtë (ashtu sikurse faza të tjera të jetës), por në këtë fazë adoleshenti është shumë i fokusuar tek vetja. Pritet që të silleni si të rritur ndërkohë që nuk jeni të tillë akoma. Mirpo, sa është e përgjithshme, aq është dhe unike kjo eksperiencë për cdo adoleshent. Është mirë të merret si një proces, dhe të vlerësohet e të shijohet dhe eksperiencat e kaluara të shërbejnë për një rritje të mirë.
    Unë shpresoj shumë të të kem ndihmuar sadopak në shqetësimin tënd dhe ndjehu e lirë të më shkruash sërish për të kthyer përgjigje për pyetjet e ngritura ose për cdo ëeshtje tjetër që do ta ndash me ne.

    Me respekt,
    Ardita Korriku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV