Unë 10.10.2019
Përshendetje! Po mendohesha gjatë se si të formuloja një pyetje qe te ishte e shkurter dhe të permblidhte gjithcka kam nevojë të them. Por fatkeqsisht nuk e gjeta dot mënyren ti permbledh kështu që do bëj një pyetje që ndoshta përbën fillesen e këtyre ndjesive. Vitet e fundit të jetës time kanë qënë disi te ashpra, dhe unë kam kaluar në një kalvar të gjatë përpëlitjesh. Vazhdoj ende të jetoj me to, por e kam të pa mundur të qaj, ti shpreh dhe ti diskutoj me të tjere njerëz ato çka më bluajne brënda vetes.