Këshilla/Blog

26.11.2017

Jam nje djal 25 vjet kam qen qe i vogel pak i turpshem dhe ka filluar gjithmone duke u rritur tani me jam nje ne situat shum te keqe sa e mendoj si opsion edhe vetvrasjen mendoj se kam deshtuar ne jet pasi me ka penguar gjithmon si ne shkolle si ne shoqeri ne familje kam turp thujse nga te gjithe edhe e di qe sduhet mu skuq per kurgja ama cka te bej jam kshtu edhe sun po ndryshoj kjo me ka shkaterruar jeten me ka demtuar ne shkollime te futem ne pun kam frik se jam i turpshem skuqem edhe skam ide si te dal nga kjo situat ju lutem me ndihmoni kam shum shum nevoj.

  1. Valoni says:

    Pershendetje,
    edhe une e kam qene ne kete situate si ti qe nga femirija. Nuk mund te bisedosha me askend, pa u skuqur. Nese kishim mysafir iksha prej tyre. Pyetjet e tyre me benenin te ndihesha keq. Me friksonin.
    Por, dije se cdo i 4njeri ballafaqohet me kete problem, i cili mund te tejkalohet.
    Jane disa ushtrime: psh mos mendo se te tjeret e dine se sa je i turpshem. Nese skuqesh, thuaj: po, kjo me ndodhe ndonjehere. Fillo me hapa te vegjel te beshe ndonje ndryshim sapo te vogel, qe do te ofron kurajo dhe pozitivitet. Behu i vetedijshem se sigurisht shume me shume njerez kane mendim pozitiv per ty, se sa e mendon ti.
    E paramendoj se eshte e veshtire, por vet fakti qe ke shkruar ketu, tregon se ke guxim, se ke energji per te tejkaluar kete problem.
    Ja veln te mendosh ne menyre pozitive, duke e ditu se shume me shume bashkemoshatare tu, e kane kete problem. Zgjedhe te shoqerohesh me persona qe jane me te ngorhet, dhe qe te japin kurajo, dhe qe kur je me ta nuk te bejne te ndihesh keq. Te deshiroj qe te tejkalosh kete gjendje sa me shpejte.

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    E kuptoj qe duhet te kete qene e veshtire te pengohesh ne jete nga nje problem I tille si ndrojtja e shoqeruar me skuqje. Shume femije ne moshe te vogel jane te turpshem dhe shpeshhere turpi qe femija ndien shfaqet ne forma te ndryshme. Skuqja eshte forma me e perhapur dhe me e veshtira pasi te gjithe e shohin dhe te gjithe e lidhin me turpin. Per kete arsye, pra per shkak te reagimit qe mund te kene te tjeret ndaj nje njeriu qe skuqet, ky problem ne vend qe te zbutet apo zhduket krejt me kalimin e kohes dhe rritjen, mund te perforcohet si ne rastin tend.
    Nese nje femije I vogel skuqet dhe te gjithe rreth e rrotull tij ia vene ne dukje, e tallin, e vene ne loje, etj reagime te tilla, nga diçka e zakonshme dhe e natyrshme ajo kthehet ne kompleks. Por jo vetem kaq, pas njefare kohe, edhe personi vete fillon dhe e gjykon veten per faktin qe eshte I turpshem apo qe skuqet ne situata te caktuara, aq sa edhe pa filluar te skuqet, fillon e ndihet ne siklet dhe ky siklet shpesh prodhon skuqjen. Ke menduar ndonjehere:çfare e ben kaq te tmerrshmem faktin qe skuqesh? Kur ne jemi te gezuar qeshim, kur hidherohemi qajme, kur inatosemi ngrysim vetullat, kur nxehemi bertasim, e keshtu me rradhe. Edhe kur ndihemi ne siklet skuqemi, ose dridhemi, ose djersijme, ose levizim se nuk rrime dot ne nje vend.
    Ashtu si ti thua, tanime ti mund te skuqesh edhe ne situata qe nuk e justifikojne sikletin apo turpin, por tashme skuqja eshte kthyer ne simptome. Ajo qe po perpiqem te shpjegoj eshte se ajo çka tani eshte bere nje problem kaq I madh sa ti mendon edhe vetevrasjen, ne fillimet e veta ka qene diçka krejt e zakonshme, por qe ndoshta nuk eshte trajtuar ashtu si duhet nga prinderit apo te afermit, rrethi shoqeror, etj. Dhe une mendoj qe nuk ka qene problemi i vetem, por nuk jam ne gjendje te kuptoj me shume se kaq bazuar ne ate qe ju tregoni per vete.

    Ne vendin tend, do te perpiqesha te kuptoja pak me mire, si ka ardhur duke u zmadhuar si problem, çfare faktotesh te tjere kane ndikuar ne shkollimin ose mos shkollimin tend, çfare roli ka patur familja, sa te ka mbeshtetur ose jo? Po shoqeria, çfare roli ka ajo ne jeten tende, ndonje shok ose shoqe e ngushte? Sa eshte folur per turpin ne familjen tende, si p.sh.‘turp te besh kete, turp te besh ate’? A ka dicka ne pamjen tende qe te ben kesh turp apo siklet? A ka gjera te tjera qe te frikesojne nga marredheniet me njerezit? Cfare ndodh pasi kalon situata e skuqjes, a shkon çdo gje ne rregull? Nese do ta lije menjane problemin e skuqjes, çfare do pershkruaje si ane pozitive te vetes, ato aspekte qe njerezit I pelqejne tek ti dhe ti ia pelqen vetes.
    Une besoj se nese ti do te kerkoje te takoje nje psikolog dhe do te zhvilloje disa takime me te, do te te ndihmonte shume, per te mesuar sesi mund te kontollosh pak me shume skuqjen duke mos qene kaq shume I fokusuar pikerisht aty, por ne çeshtje te tjera dhe probleme te tjera te tuat, te jetes tende tani ose te kaluar. Skuqja nuk mund te behet pengese kaq e madhe nese nuk ka nje sere faktoresh te tjere qe e perforcojne ate si shqetesim. Te sugjeroj te kerkosh nje psikolog ose te vazhdosh komunikimin ketu, pasi eshte shume e rendesishme qe te shprehesh me shume per veten tende.
    Uroj shume qe te te kete ndihmuar pergjigjia ime per ta pare veten, jo vetem si dikush qe skuqet se ka turp dhe eshte bere per te vrare veten, por me teper se kaq.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV