Këshilla/Blog

25.01.2017

Ndihem sikur asnje nuk do qe te kete shoqeri me mua. Pse po ndosh kjo?

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Me vjen mire qe na je drejtuar ne me pyetjen tende. Do doja te dija me shume per ty, ndaj te ftoj ne letren ne vazhdim te na shkruash me shume. Ti ndihesh sikur asnje nuk do te kete shoqeri me ty? Ku e bazon kete ndjesi? Me fol pak me shume per jeten tende sociale. Cfare te provokon kjo ndjesi? Cilat jane mendimet e tua qe e shoqerojne?
    Ti thua qe pse po te ndodh kjo. A mund te kuptoj qe kjo po te ndodh kete periudhe? Apo ka kohe me pare qe ke kete ndjesi? Kam nevoje per pergjigjen e ketyre pyetjeve qe te te them dicka me shume dhe une.
    Deri ne heren tjeter, te uroj me te mirat!
    Me respekt,
    Ardita Korriku, Psikologe Klinike

  2. brunette says:

    Pershendetje!
    Un studioj gazetari dhe mendoj se kam marrdhenie te mira me shoqerin, i respektoj dhe gjithe secilit i jap vendin qe i takon. Mirepo ato nuk kthejne ne te njeten monedhe. Me duket sikur me shmangen dhe me shkruajne vetem kur kane ndonje interes. Kjo ndjesi me merzit shume dhe me fut ne stres. Mendoj se cfare problemi qendron tek un? cfare bera apo thash gabim. Kam nje shoqe te ngushte qe me rri prane kur kam nevoje. kam 2 3 shoqe qe kam konsiderate per to. ma kan shprehur qe jane me fat qe me kan njohur ama nga ana tjeter para pak ditesh kuptova qe shoqja qe rri me nje shtepi kishte folur pas kraheve. jane jo te rralla rastet qe me ka ndodhur e njejta situate. Jam ne nje periudhe mjaft stresuese te jetes time. Jam ne prag diplomimi dhe nk po i jap zgjidhje. Jam shume e merzitur sepse nuk kam fare kohe dhe un akoma nuk kam nisur me temen e diplomes.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV