06.10.2017
Pershendetje. U be gati rreth dy muaj qe kam rrahje te crregullta zemre,gjate gjithe kohes zemra me rreh shume fort dhe gjate kesaj kohe me dridhet trupi.. qaj shpeshhere edhe per gjera te kota. Ndonjehere mendja me rri vetem si ti bej keq vetes time.
Faleminderit nese me pergjigjeni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Ju falenderoj per pyetjen tuaj. Nuk eshte se me keni dhene ndonje informacion sa i perket ndonje rrethane te caktuar se kur me saktesisht te ben te ndjeheni me rrahje zemre. Ajo qe te sugjeroj eshte qe ne momentet kur te kap panika apo ankthi mundohu qe te mbushesh me fryme. Ulu dhe qeteso veten derisa te kaloj ai moment. Mundohu qe te meresh me aktivitete qe clirojne energji. Reflekto se cilat jane ato elementet e jetes tende qe ti duhet te ndryshosh ne baze te nevojave te tua. Shiko cfare te pengon qe te arrish ato qellime. Ndodh qe mendimet tona negative influencojne gjendjen ne jeten tone te perditshme. Mendimi i mire per veten shpesh here cliron tek ne ndjesi pozitive.
Cdo te mire!
Erduani
Jam vetem 20 vjec.Kjo gjendje me ndodh kur jam duke ndenjt,kur merzitem qofte dhe per dicka pa rendesi. Madje ne ndonje moment kur jam duke qare me mbahet dhe fryma, bllokohem fare, keputem dhe nuk kam fuqi per asgje. Jam ne nje situate qe shpesh nuk di as cfare them as cfare bej.