Këshilla/Blog

11.02.2016

nuk kam deshire te bej asgje skam deshire te jetoj. jam gjith kohe ne ankth se do ndodhe dicka e keqe.kam rene ne depresion ndoshta.pasi jam ndare nga i dashuri skam ndjer dot me nuk dua me njerzit cdo gje me streson te gjithe me braktisn kam 5 vjet ne kete gjendje. ca te bej…..

  1. dardana_banana says:

    Pershendetje ! Ne nuk njihemi por do te doja t’ju jepja dy -tre keshilla. Se pari, nuk mund te arrish ne konkluzione te tilla te tipit ”nuk dua me te jetoj” vetem sepse je ndare nga i dashuri. Jeta eshte e bukur edhe sepse ka momente qe jemi pa ndonje partner, dhe kenaqemi njelloj, bejme qejf, flirtojme me ke te duam, s’i japim llogari askujt per veprimet qe bejme. Eshte shekulli i Gruas, dhe nuk mund te lejosh qe tere keto vite ( 5 jane shume) te shkojne dem per shkak te nje mashkulli. Une mendoj qe duhet te fillosh nje pune (nese nuk je akoma ne nje te tille), te integrohesh me shoqerine sepse po nuk kontribove ne shoqeri, po u mbylle brenda ne shtepi, njerezit e shohin sikur ti do t’i largohesh atyre ne pozicion alla difesa (mbrojtje). Dil nga dyert e shtepise, shijoje si diten me diell dhe ate me shi njelloj bukur, merr freret e jetes tende. Behu nje femer e forte. TUNG

  2. blablabla says:

    bie dakord me komentin me siper.Sapo kam kaluar ne nje ndarje ku mora vesh se personi me te cilin isha lidhur kishte 2 muaj qe shikonte dike tjeter,pas 1 viti lidhje.Disa dite kam qen keq,dhe e shoh shum shpesh kte person por sduhet ta ul veten dhe te njejten gje duhet te besh edhe ti.Fakti qe ti e tregon vetem si te dobet para tij dhe personave qe te rrethojn do te thot se merresh si njeri i dobet,anashkalohesh,sidomos nga ishi.Bej sikur je e lumtur derisa te jesh me te vertete e lumtur.Nuk te them qe sdo te dhembi ose se do jesh gjat gjith kohes shume mire,por mund te te them se gjerat do rregullohen.Shtyje kte person nga jeta jote sic te shtyu ai

  3. MA. Almadina Guma says:

    Pershendetje e dashur,
    Faleminderit qe na shkrove dhe Nuk je Vetem!
    Letra jote eshte shume e shkurter per te kuptuar me gjate pasi ti nuk jep informacione per shume gjera. Keshtu qe une do te pergjigjem shkurt gjithashtu.
    Kur ndodhin ndarje nga persona te rendesishem ne jeten tone, perjetohet dhimbje, lendim, frike, por edhe ndjesi refuzimi, mbase edhe qe nuk ishe mjaftueshem per personin (duke bere disa supozime ketu, dhe te lutem te ma lejosh meqenese nuk ke dhene shume informacion). Keto ndjenja e ndjesi nuk shmangen e duhet te kalosh permes tyre, permes perjetimit te tyre e perballja me dhimbjen merr kohen e saj, te shkurter ose te gjate. Dhe nuk eshte fare e lehte, e di!! Kur them perballje, do te thote qe ndjesite, edhe ajo e ankthit jane bashkeudhetaret e tu qe po te kerkojne te perballesh me ta drejtperdrejte dhe shendetshem.
    Nga ana tjeter, ankthi pas nje braktisje mund te zhvillohet akoma me shume prej ndjenjave te fajit, te perpunuarit te mendimeve negative per veten. Kjo eshte pjesa me te cilen eshte e nevojshme ta shohesh ndryshe, te ndryshosh prespektiven. Nje ndarje vjen si rezultat I dy personave dhe ndonjehere lipset te pranojme cfare ka ndodh e ku jemi, ose perndryshe rrezikojme te qendrojme ne rreth vicioz te mendimeve tona. Kerkohet te ndryshohet menyra e te menduarit ne dicka me positive per veten, te ndertosh gjera perreth vetes, te shohesh te mirat perreth.
    Pavaresisht tunelit ku kalojme ka shume gjera qe mund te bejme per veten tone. Ti thua qe po te braktisin te gjithe. Po neqoftese une te te beja nje pyetje tjeter “Mos ndoshta po braktis dhe ti veten”? Ka interesa, mundesi e potenciale per te mos ta braktisur veten tende?
    Ka gjera qe ti deshiron e mund ti besh, sado te vogla apo te medha te jene? Pse te mos fokusohesh te interestat e tu, te ndertosh veten tende, ashtu pak nga pak e perdite, derisa te ndihesh e plote per cdo gje tjeter qe do te vije.
    Nuk mund te konfirmoj ate qe ti thua per te provuarit e depresionit, pasi sic thashe nuk kam shume informacion mbi bazen e asaj qe po shkruan por gjenden gjithmone sherbime te specializuara ku mund te konsultohesh per me shume ne kete drejtim.
    Na shkruaj ne qofte se ke nevoje per kete informacion,
    Gjithe te mirat,

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV