Këshilla/Blog

123. 10.10.2019

Cfare keshilloni per njerezit qe kane probleme me vetbesimin i cili shpesh here rezulton ne nje ndjenje vetmie?

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje,
    Të falenderojmë që shkrove në Nuk Je Vetem.

    Pyetja juaj është shumë e shkurtër dhe do të doja të dija pak më gjatë mbi mënyrën sesi ndiheni për veten.
    Kur ka nisur vetëbesimi ulët tek ju? Çfarë janë ato aspekte të vetes që nuk të pëlqejnë? Cilat aspekte të vetes ju i vlerësoni? Si ndikon në marrëdhëniet që ju keni, duke qenë se përmendni se ndiheni e vetmuar? Ka patur ngjarje ose periudha të cilat kanë ndikuar në mënyrën sesi ndiheni me veten?

    Në pritje të përgjigjes suaj, po ju jap disa sugjerime se si mund ta ndihmoni veten. Së pari, është mire të identifikoni çfarë ju jeni e zonja të bëni dhe cilësitë tuaja pozitive; së dyti, do të të sugjeroja të filloje t`i flisje vetes mirë për veten tënde, pasi kur e shan veten dhe e trajton keq atë gjasat janë që do të thellosh më tepër vetëbesimin e ulët që ke. Së treti, mund të të sugjeroj të qendrosh me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë me veten, që nuk të kritikojnë dhe që janë mbështetës ndaj teje.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Gresa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV