Këshilla/Blog

Abetare 05.07.2022

Jam person introvert por raportet me familjen dhe miqet e mi i kam pasur gjithome mire por ka 2 vite qe jam mbyllur edhe me shume ne vetvete 90% te kohes e kaloje vetem si ne pune ashtu edhe ne shtepi nuk me intereson fare bota perreth nuk dal asnjeher me shoqet/shoket dhe nuk me intereson te krijoj njohje te reja. Vazhdimisht mendoj krijoj probleme ne mendjen time dhe filloj ti besoj e te merzitem per to qe ne fakt ato nuk ekzistoje fare personat e afert vazhdimisht me kritikojn per qasjen e ftoht ndaj tyre dhe mos interesimin tim. Dua qe te jem e lumtur dua qe te kem mundsi ti tregoj dikuj qe nuk jam aspak mire me veten prandaj nuk jam dhe me te tjeret nuk dua qe te shperndaj energji negative por nuk mund te dal nga kjo gjendje ju lutem doktorresh cfare me kshillon?

  1. Lola says:

    E dashur njejt edhe une kam kete problem nuk me dilet me shoqe dhe kur dal kam shum ankth nuk ndihem mire, ato flasin qeshin e un dukem aq bosh si nga mbrenda dhe nga jashte, nuk kam vullnet as te perfshihem ne tema nuk i duroj dot , edhe ne shtepi kur flasin te shpis nuk i duroj dot mqahet . Mundohem ne max mos i merzis te tjeret me kete gjendjen time edhe pse vete ndihem aq keq saqe nuk mundem ta shpjegoj me fjale se cfar ndjej mbrenda vetes. Por un jam shume emocionale dhe kam edhe probleme te tjera shaku i emocioneve ,stresit dhe ankthit

  2. Arela Çarku says:

    Përshendëtje Abetare,
    Më vjen të të thërras “Forcë e heshtjes” teksa lexoj që prezantohesh si introverte. Sepse nevojitet shumë forcë e brendshme të kërkosh tashmë ndihmë për të rigjetur lumturinë dhe të i japësh zë heshjes, e cila flet fuqishëm në mendiemt e tua. Konktakti që po kërkon të vendosesh me vetem, më gëzon, ndonëse e ndjej që vjen në një situatë ku ndihet presioni i familjes dhe ku gjykimi ndaj teje duket kaq i thjeshtë, por pa dashur me kuptuar vërtet se ku gjendesh ti.
    Po thua që tashmë prej 2 vitesh interesi ndaj të tjerëve dhe botës të ka humbur, dhe se mendimet dhe fantasia Brenda teje ka marrë një formë të fuqishme dhe provokon ndjenja të mërzisë dhe trishtimit. Po përpiqem të përfyteroj si kanë qenë këto dy vite për ty.. problemet që krijon në mendjen tënde dhe që i përjeton. Botën e brendshme ku jeton.
    Do doja të mund të lexoja më shumë mbi ty, pasi po mban një peshë të madhe mbi supe (të mos shpërndash energji negative tek të tjerët) ndërkohë qe ke nevojë për ndihmë, mbështetje dhe kontakt me veten.
    Është e nevojshme marrja e shërbimit psikologjik nëse e ke të mundur fizikisht do ishte edhe më mirë, në të kundërt edhe marrja e seancave online do ishte vërtet ndihmuese. Nuk e di si janë mundësitë e tua, por nëse nuk e akseson dot si shërbim keni edhe chatin online të Nukjevetëm.
    Kujdesu për veten, lejoje të flaës sikurse ke mundur tani përmes këtij shkrimi.
    Uroj të mbetemi në kontakt,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV