Këshilla/Blog

anonime 17.03.2020

Prsh. Jam 24 vjeqare, jam e martuar qe disa muaj me nje person qe jam njohur qe 6 vite dhe kishim nje lidhje te shendoshe edhe pse gjithmone kemi verejtur se mes nesh ka shume dallime. Para dy vitev njoha dike tjeter qe u be miku im i ngusht, me kalimin e kohes ne u dashuruam ne njeri tjetrin, ne te njejten kohe une isha e fejuar dhe ai i martuar, por ne fillim ne nuk arritem ti ndalnim ndjenjat per njeri tjetrin. Me te kemi te gjitha gjerat e perbashketa, menuren si e shohm jeten, te ardhmen, hobit, cdo preferenc e kishim te njejte. Ishte kjo gje qe neve na lidhi dhe me shume dhe keshtu nga dy shok u bem te dashur. Per ne ishte shume e veshtire sepse ne njeren ane ndiheshim tradhetare e ne anen tjeter nuk mundeshim te hiqnim dore nga njeri tjetri, por ai asnjeher nuk ishte i gatshem te linte gruan dhe femijet per ne sepse kishte frike se do shkatrronte shume njeres perreth nesh. Para pak kohe une u martova me te fejuarin tim por brenda meje nuk ndihesha e lumtur vuaja shume. Une jam shume tip ambicioze dhe luftare per jeten perderisa burri im ishte me i ngecur dhe nuk i behet shume vone. Shpesh her i kam thene se je duke me humbur por ai nuk e ka kuptuar. Por me kalimin e kohes kjo menyre e jeteses dhe vuajtja me ka lodhur shume kam humbur punen, dashurine per burrin dhe madje per veten duke e dashur te dashurin tim. Ai gjithashtu thot se me do shume por asnjeher nuk eshte i gatshem ta sakrifikoj familjen e tij per ne. Une jam shume e lodhur, kjo gje me ka shkaterruar ne te njejten kohe kam filluar te pij hapa per depresion dhe vazhdimisht po semurem, jam kthyer ne nje person krejt tjeter. Ju lutem dua nje keshille si te vazhdoj jeten, ti kthehem jetes time, e kam shume te veshtire sepse burri im nuk po e kupton se me ka humbur dhe edhe pse vazhdimisht ne nje fare menyre kerkoj nga ai qe te me beje serish per vete ai nuk po e kupton eshte i bindur se ne jemi siq kemi qene dhe nuk po ben asgje me teper. Dua ta marr veten por ndihem shume e donet, ne zemer kam nje dashuri shume te madhe qe nuk e di si ta varros????????

  1. Anonim says:

    Mos i ze faj burit vet pahe qen njer me shum faj e para burin tand se don edhe i thujsh se duhet te beje per vete ti duhesh ti kthehesh burit tand se buri jot nuk shkon mbas femrave tjera siq shkon ti me bur te martum me femij cfar mendon ti ndajsh gruan prej buri femijt prej babe te shkojsh ti ta maresh vetem pse e don a se kupton se sa familje do shkatrojsh edhe burin tand e shkatron duhet me tardh mbare se femer je inshalla bohesh sa ma mir edhe ri qati te buri jot mos e mendo dashurin e kalume

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshendetje. Ndjese per vonesen ne pergjigje dhe te falenderoj per pyetjen. Nga sa me shkruan me siper kuptoj se ne te dyja rastet si me bashkeshortin dhe te dashurin per ty eshte e rendesishem qe te behet nje xhest qe te tregohet qe te meritojne, nga burri dicka ambicioze, nga I dashuri sic e thua edhe ti nje sakrifice. Pra sikur ke nevoje te shohesh nje veprim deri diku sublim apo heroik qe te kryhet ne emrin tend. Nese me bashkeshortin ky veprim I munguar te ben te ndihesh jo mire, madje mund te thoja se qe ne fillim mund te kete qene shkaku I tehuajezimit me te, me te dashurin kjo mungese sakrifice nga ana e tij te ben te ndihesh depresive. Ajo qe po mundohem te them eshte se vetvleresimi jot duhet “ushqyer” vazhdimisht pasi eshte I brishte dhe vetem nje sakrifice apo ambicje e pareshtur mund ta kompensoje e mbaje ne nivelin ku te mos perjetosh ndjenja depresive. Transgresioni qe duhet te beje I dashuri dhe ‘bema” qe duhet te beje bashkeshorti jane kompensimi Ideal per kete gje. Fakti qe bashkeshorti “mjaftohet” me ate qe ka. ty te duket “ngecje” dhe e pakuptueshme. Ne fakt ai mjaftohet me ty, por duket sikur ti ndoshta nuk mjaftohesh me veten. Nuk po them qe te kerkosh me shume eshte patjeter mungese vetvleresimi por me krijohet pershtypja se ajo qe ty te shqeteson ndoshta eshte ideja se nese nuk luftojne per ty atehere ti je e pamerituar. Nese ti nuk e do bashkeshortin dhe serish nuk ndahesh por I thua “me fito” duket se liria nuk eshte qëllim ne vetvete. Nuk po flas per ndjenjat e fajit, te cilat jam I bindur qe I ke perjetuar dhe I perjeton, por ne fakt ato duhet ta kene burimin me thelle dhe jo thjesht ne kete situate. Te mirekuptoj per vuajtjen qe perjeton nga ky konflikt ku lumturia gjendet ne nje situate te pamundur. Une do te ftoja te vazhdonim komunikimin qofte via email qofte ne chat per te kuptuar me shume se bashku apo per te me folur me shume per veten dhe historine tende te jetes. Gjithe te mirat dhe ndjese serish per vonesen.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV