Eri 17.02.2020
Dua të ndihmoj.
Nuk më marrin seriozisht prindërit.
Kam shoqe të mira, të gjithē e vlerësojnē natyrën time, me shaka e dashuri.
Po familja nuk më merr seriozisht. Kalova një periudhe me çrregullime humori , u trajtova dhe prapë nuk di si të ndihmoj në shtëpi.
Ndihem si llasticë mamaje qē kalova një depresion prej provimeve të vështira. Studioj,
nuk punoj dot akoma, por mërzitem shumë se nuk di si të ndihmoj.
Këshillën tuaj do ta vlerësoja.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Eri,
Faleminderit që na ke kokntaktuar. Me sa po kuptoj shqetësimi yt lidhet me ndjesinë e të qenit e padobishme ne shtëpi. Por kjo nevoj e fortë për të ndihmuar a vjen ndoshta si pasojë e ndonje ndjesie faji që mund të jesh duke përjetuar për shkak të vështirësive emocionale që ke kaluar më parë? Të marrësh ndihmën e familjarëve ndërkohë që je duke kaluar një përiudhë sfiduese nuk të bën të përkëdhelur.
Duke qenë se thua që familja nuk të merr seriozish a mund të jetë ky shkaku pse ti ndodhesh në këtë pozitën e pamundësisë për të ndihmuar, pasi nuk të jepet mundësia prej tyre të tregosh që dhe ti mund të kesh cfarë të ofrosh në familje? Ndonjëhetë është mjaft e vështirë të ndryshohen dinamikat familjare pasi prindërit revuzojnë ta pranojnë që fëmija tashmë është rritur dhe ka mundësinë të jetë i pavarur. Mund të jetë kjo ndoshta arsya pse prindërit nuk e marrin në konsideratë kontributin që ti mund të ofrosh në shtëpi, pasi refuzojnë të të shikojnë si një vajzë tashmë e rritur? Të ftoj të më rishkruash për të diskutuar më tej mbi shqetësimin që po kalon.
Gjithë të mirat,
Dorina
Pershendetje
Dua te bej nje pyetje ne lidhje me depresionin ne shtatzani?
1 muaj para se me lind kam patur qrregullim te humorit
Demoralizim total
Lodhje te pafund
Pagjumesi
Anoreksi
-pas lindjes gjumi me eshte kthyer
-apetit nuk kam fare
-humor nuk kam fare
-jam e lodhur akoma nuk mund te bej as nje lloj pune
-akoma nuk kam as pak vullnet per tu ngritur ne mengjes
Edhe sa do me zgjas kjo gjendje ?
Ju lutem me jepni pergjigje kush do qe mundeni
Falemderit