Xho 10.10.2019
Pershendetje! Kam nje problem te cilin po mundohem ta kaloj, por e kam te veshtire. Une jam person qe prekem shpejt, merzitem por nuk e shpreh lirisht. Kjo me ndodh sepse me duket sikur nuk me kupton njeri kjo si pasoje se sa here e shpreh problemin qe kam me bejn fajtore mua sikur ajo qe une them eshte gabim i imi. Dikur se kisha kaq te theksuar kete problem, por nga ndarja e nje lidhjeje 2 vjecare u mbylla akoma me shume ne vetevete saqe cdo here qe kam dicka se them me fare nuk hapem dot me njeri. Nuk isha une fajtorja qe lidhja perfundoi pavaresisht se personi ne fjale u largua me keto arsye qe une merzitesha per arsye te kota, dhe sa here shprehja problemin qe kisha reagonte keq, por mbas disa kohesh zbulova qe ai kishte tjeter dhe ai ishte fajtori ne kete mes e jo une po perseri ai nuk e pranoi. Kam nevoje qe kur te shpreh dicka ne qofsha gabim te pakten personi te me kuptoi e te me sqaroi ne qetesi jo me grindje.
Tani e kam te veshtire ti besoj njeriu, madje dhe te shpreh ca me merzit sepse me duket sikur nuk me kupton njeri, sepse cfaredo qe une te shpreh i duket merzitje e kote. Nuk di si ta kaloj kete situate, si te shprehem me lirisht pa pasur frike qe personit qe do ja them te ma marri per keq. Ne shumicen e rasteve e konsideroj veten shume pa fat sepse une jam person qe i dua shume njerezit, por nuk e shpreh me si dikur sepse jam zhgenjyer shume qofte nga shoqeria qofte dhe nga personi qe u ndava tani. Nuk urrej njeri por as nuk hakmerrem qe t’i bej te njejten gje pra nuk jam person qe grindem. E vetmja gje qe kerkoj eshte te ndryshoj menyren e te shprehurit, te shpreh sa me lirshem ate qe me mundon, mos ta kem te veshtire, te tregohem me mire me veten sepse me shume urrej veten time se sa njerezit qe me zhgenjejne. Kam nevoje te besoj me shume te vetja,mos te jem shume e ndrojtur, mos te jem e frikesuar nga njerezit, mos te kem frike te them jo aty ku duhet, kam nevoje te rigjej veten time mbase ashtu do ndjehem me mire, por se di pse e kam kaq te veshtire. Te gjithe kto sa here i mendoj me shkaktojn dhimbje koke nga qe e vras mendjen shume e kjo me ndodh shume gjate darkes kur jam dhe vetem. Ka pasur dhe raste ku jam lutur qe me mire te vdes sepse sinqerisht ndjehem shume e lodhur nga te gjitha kto qe kane ndodhur madje jam lodhur shume dhe nga njerezit. Eshte hera e pare qe flas me nje psikoterapist dhe mu be qefi qe qenka ne kete menyre sepse perballe e kam shume te veshtire te flas madje nuk do thoja kaq shume sa c’thash tani.
Ju falenderoj shume.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mos e vrit mendjen. Njerez jemi dhe do msohesh me jeten trust me
Do behet mire,thjesht mendo qe ata njerez qe te merzisin Kane vetem gojen e lige ,ndersa ti ke zemren e bardhe
Do behet mire,thjesht injoroi situatat ku te tjeret duan te te nxjerrin keq,menyra leve mire per tu hakmarre me ta eshte injorimu asgje me shume..dhe te mendosh qe une kam qene fiks si ty,,sa here qe dikush me sikletoste une skuqesha ,ne vend qe te skuqej ai tjetri,,por who cares,,no one is u and that is your power ????????
Zakonisht kjo ndodh tek njerezit qe jane shum te drejte dhe qe mendojne shume. E nje nga ata jam edhe une. Kur lexova kete sms me dukej sikur e kam shkruar une .
Pershendetje Xho,
Me vjen mire qe ke gjetur force dhe kuraje per t’u shprehur, edhe pse me ane te nje mesazhi. Sa mire kur flet dhe dikush te degjon (lexon). Prandaj na eshte dhene gjuha dhe aftesia per te komunikuar, qe t’i shprehim gjerat qe kemi, qofshin te mira, qofshin te keqija.
Problemi eshte kur nuk mundemi ose kur nuk na degjojne. Dhe une besoj se ky problem krijohet heret ne jete dhe gradualisht, jo kaq vone dhe jo brenda nje dite.
E kuptoj shume mire sa e veshtire dhe penguese mund te jete te kesh diçka dhe te mos e shprehesh dot, aq me teper kur te tjeret te kritikojne dhe nuk te mbeshtesin. Kush jane keta te tjeret: te gjithe keshtu reagojne? A mendon se njeri apo njera nder ta te kupton pak me mire se gjithe te tjeret? Si flet me te? Si pergjigjet ai/ajo? A ndjen se dikush aty jashte mund te jete pak me i besuar se te tjeret? Çfare qendrimi kane prinderit? Kujt mund t’i besosh pak me teper prej tyre?
Me vjen keq per ndarjen, shpresoj ta kesh kapercyer dhe te kesh kuptuar qe jo te gjithe e meritojne te rrine krah teje dhe te perballojne bashke me ty ditet e veshtira. E shoh qe pas ndarjes je bere me e mbyllur ne vetvete, por nga kjo qe me thua, kuptoj qe nuk ka qene aspak faji yt.
Une do doja te lexoja serish nga ty. Shprehu me ne sa here te kesh nevoje ne menyre qe te kuptosh qe eshte jetike te shprehesh, edhe nese te tjeret aty jashte nuk te kuptojne ose nuk te mirekuptojne.
Nga çfare mund te fillosh sot? Kujt do mundje apo do doje t’i thoje diçka sado te vogel? Fillo nga diçka e vogel, me nje person qe i beson sadopak dhe gjej nje moment te pershtatshem, kur edhe personi tjeter eshte me i qete dhe i gatshem per te degjuar. Trego sesi ndihesh nese eshte e sigurt dhe besimi yt nuk thyhet nga ai person. Pergatitu qe mos te te kuptoje (kete gje e ke ne xhep, ne fund te fundit), por ler gjithmone nje shteg, pasi edhe mund te te kuptoje nese ia thua me qetesi dhe sinqeritet.
Do jem ne pritje te shoh sesi ka shkuar,
Lediona