Këshilla/Blog

Ana 29.09.2024

Pershendetje,
bashkeshorti im prej disa vitesh vuan nga depresioni, ose kjo eshte pershtpypja ime sepse ai nuk e pranon tek vetja kete problem, dhe nuk e quan nje problem sjelljen e tij nga meje si bashkeshorte dhe ndaj femijeve. Eshte shume agresiv, pasiv hera heres dhe pjesemarres me raste ne dinamikat familjare. Une duke qene e vetme perballe kesaj situate, ka raste jam shume mirekuptuese ka raste qe rebelohem dhe reagoj shume keq. Kjo sjellje e imja ndikon negativisht ne mbarevajtjen e dites, javeve ne ambientin familjar, dhe kjo situate zvarritet akoma pa nje zgjidhje konkrete. Jam e vetme dhe nuk di me si ta ndihmoj, te largohem nuk e shikoj si zgjidhje sepse ne momentin qe jam larguar per pak dite nga shtepia, situata eshte perkeqesuar.

NJV