Këshilla/Blog

nuk me don 10.10.2019

si ta vras veten

  1. Ergi says:

    Nese familja ste do duaj veten , behu dikushi ne jete qe familja te pendohet qe ste ka dashur , dija vlerat vetes dhe mos ler askend te te mposhte

  2. .neguy says:

    Pershendetje
    Mos ji kaq i keq me veten tende ndoshta familja nuk di si te sillet jo se nuk te do ka shum prinder qe nuk kan ndonje nivel apo prejardhje dhe kane kaluar jet plot halle dhe sdin si te shprehen apo e tregojn dashurin me dhune,
    Fillo jeten tende nese je ne moshe madhore jeto vetem mere shtruar do gjesh dike qe do te doje per ate qe je dhe mund te krijosh nje familje si ti e enderron. Nje dit do jet thjesht nje kujtim i larget
    Tek e fundit emigro dhe ti krijo nje jete nga fillimi jasht
    Mos harro qe njeriu esht mrekullia e kesaj bote dhe secili meriton te jetoj jeten e vet ashtu sic e mendon
    Tako edhe nje psikolog esht ndihme e madhe
    Ke per ta par qe ska jet vetem brenda familjes
    Jeta jote esht e shenjt dhe ti meriton ta jetosh i/e lir

  3. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje e dashur shkruese,
    Së pari, uroj shumë që këto që kam shkruar do të të bëjnë kuptim dhe nëse do të duash të shkruash më gjatë mbi çfarë të mundon kaq shumë sa ke kërkuar ndihmë për të vrarë veten.
    Titulli I kësaj letre është “pse nuk më don familja”, ndaj do të doja shumë të dija se si ti e kupton që familja nuk të do? Çfarë problemesh ke me familjen tënde që I ndjen ata kështu?
    Ti je në një moshë që zënkat, keqkuptimet dhe komunikimi është i vështirë me prindërit, prandaj të ftoj të shkruash pak më gjatë mbi si është situata jote familjare.
    Unë pyetjes së letrës tënde nuk mund t`I përgjigjem pasi nuk besoj se vetëvrasja është zgjidhja për problemet që përballemi në jetë. Por, për dëshpërimin pas kësaj që ke shkruar, mendoj se mund të të them diçka më gjatë.

    Më vjen shumë keq që në çfarëdo situate që ndjen se je ti tani, dëshpërimi është kaq I madh sa e sheh jetën tënde të pavlerë dhe kaq të errët. Mund të kesh arsyet e tua për të qenë e zemëruar me familje, me gjithë botën që të rrethon, me mënyrën si po të ecin gjërat, me shkollën, madje dhe me veten tënde, por do të të këshilloja të filloje të shprehje këto që ndjen në mënyrë që gjithë këtë zemërim të madh mos ta drejtosh nga vetja duke menduar vetëvrasjen.

    Dua të të ftoj të na shkruash pak më gjatë mbi situaten ku gjendesh. Prej sa kohësh ndihesh kështu dhe e konsideron vetëvrasjen? A ka patur ndonjë ngjarje specifike që të ka aktivizuar këtë mendim? A ke tentuar ndonjë here të lëndosh apo dëmtosh veten? Si ndikon familja te ky mendim që ke?

    Do të doja shumë të kuptoja mbi çfarë po ndodh me ty dhe mënyrën si ti ndihesh,
    Uroj të shkruash sërish!

    Gresa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV