Lule 16.05.2022
Pershendetje,
Kam bere per rreth nje vit terapi me nje psikologe klinike, si dhe terapi me medikamente te rekomanduara nga nje psikiatre.
Problematika ime ashtu sic e perceptoj une (nuk e di diagnozen) eshte depresion qe vjen si pasoje e traumave te femijerise, si dhune ne familje, braktisje nga prindi, presion nga te rriturit e tjere rreth meje etj etj.
Per arsye te ndryshme kam nevoje qe te ndiqem nga nje psikolog/e tjeter, por nuk di se kush eshte personi i duhur qe ka studiuar apo punuar ne kete fushe, qe ka kohe te merret me mua dhe nuk ben 4 pune njekohesisht, qe eshte kembengules, nuk dorezohet lehte dhe nuk ma le mua ne dore te gjithe punen, pasi fundja po te doja ta beja vete do e kisha bere nuk do kerkoja ndihmen e psikologut. Puna ne kete rast eshte shfuqizimi i idese se jeta eshte fatkeqesia ime me e madhe, si dhe shume probematika te tjera.
Po iu pyes ju pasi mendova se eshte vendi perfekt perkerkesen time.
Mbetem ne pritje te pergjgijes tuaj.
Faleminderit paraprakisht!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Lule!
Faleminderit qe na je drejtuar.
Per te mundesuar nje referim ju lutemi qe te na shkruani adresen tuaj te email ne koment (te cilen nuk e publikojme ne faqe) duke specifikuar po ashtu edhe qytetin se ku ndodheni, qe te mund t’ju kontaktojme dhe referojme nje psikolog te zones ku jetoni.
Gjithe te mirat!
Stafi i Nukjevetem