Roberta 17.07.2021
Pershendetje,
Im at, 52 vjec, ka mbi 2 muaj qe ka shfaqur shenja depresioni, saqe mendon vetvrasje dhe 2 here ka tentuar ti bjere murit me koke.
Kete gjendje ka disa faktor qe ia kane shkaktuar: 1. Problemet me shikimin qe ka.
2. Problemet me vellain e tij.
3. Deshira qe ka qe ta dorezoj profesionin e tij si mekanik vellait, por ai nuk e ka me deshire.
Gjendja e tij eshte renduar me shume kur vellait i ndodhi nje aksident.
Ka filluar mjekimin me Escitalopram 10 mg me pika pasi nuk pranon te pi kokerr.
Dua shume qe gjendja e tij te permiresohet, sepse ka qene gjithmone pozitiv. Dua nje ndihme nga jashte qe te kete nje komunikim dhe ta monitoroje gjendjen e tij. Faleminderit