User1 13.04.2020
Pershendetje Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci,
Po ju shkruaj pasi kohet e fundit jam shume e shqetesuar per te dashurin tim. Ne tetor te 2019 me tha se prej nje periudhe te gjate ndihej totalisht i mpire nga ana emocionale. Tha se nuk ndjente asgje pervec merzitje konstante dhe nuk e kupton perse ndihet ne ate menyre sepse nuk eshte rasti qe ka mendime negative ne mendje apo dicka e ngjashme. Kohet e fundit ka humbur interesin ne cdo gje qe me pare e bente te lumtur, ka probleme me gjumin sepse ndonjehere zgjohet naten si me marrje fryme, po ashtu mund te rri gjithe diten pa ngrene pasi nuk ka motivim. Pasi bera disa kerkime online vura re qe simptoma te tilla lidheshin me depresionin por nuk doja ta shqetesoja, ndaj e keshillova te konsultohej me nje ekspert psikologjie. Ra dakord dhe beri vetem nje konsulte. U perpoq te ndiqte keshillat e psikologut, por kjo vetem per pak kohe.
Tani nuk ka ber me konsulta. Kohet e fundit eshte perkeqesuar gjendja e tij, ndoshta edhe per shkak te karantinimit. Eshte mbyllur shume ne vetvete, e ka te veshtire te shprehet per gjendjen qe po kalon dhe une nuk di si mund ta motivoj per te ber dicka per te ndryshuar kete gjendje. Mund te me jepni nje keshille ju lutem se si mund ta ndihmoj ne kete rast.
Me falni nese u zgjata shume. Pres me padurik pergjigjen tuaj.
Gjithe te mirat!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje! Së pari, duhet t’ju them se është vërtetë sfiduese të jesh pranë njerëzve që vuajnë nga depresioni dhe nga sëmundje të tjera mendore, kërkon durim dhe energji nga të tjerët. Përsa i përket ndihmës që mund të ofroni disa nga këshillat që do ju thoja janë: flisni me atë për gjendjen e tij, por edhe për tema të tjera. Përpiquni të mos u fokusoni vetëm tek kjo pjesë e tij, që mund të jetë depresion ose diçka tjetër, por ta hapni pak horizontin për të parë dhe anët e tjera që ka ai si individ. Në momentin që mund të lirohet pak karantina mund ta motivoni që të dilni shëtitje, të merret me aktivitete fizike, të përpiqet të bëjë një gjumë të rregullt etj. Nga ana juaj, ajo çfarë mund të jetë më e rëndësishme është mbështetja emocionale, të qenit aty për atë.
Nga ana tjetër, duhet t’ju them që të kujdeseni për veten tuaj. Siç e shkruajta dhe më sipër nuk është e lehtë të jesh vazhdimisht në pozicionin mbështetës, prandaj ndoshta dhe ju keni nevojë për mbështetje, shpresoj të keni njerëz në jetën tuaj që mund t’i shpreheni për këtë. Gjithashtu, nqs përpjekjet tuaja nuk funksionojnë dhe gjendja e tij përkeqësohet kini parasysh se nuk është faji juaj. Sëmundjet mendore kërkojnë trajtim të veçantë, si të gjitha sëmundjet. Nqs mbeteni me mendimin se jeni ju përgjegjëse për gjendjen e tij të mirë ose jo, mund të ngarkoheni me ndjenja faji që nuk po arrini ta ndryshoni, diçka që mbase nuk është e mundur.
Së fundmi, për raste të tilla një konsult me një psikolog është shumë pak, me aq sa mund të kuptoj këtu duket sikur i dashuri juaj ka nevojë për psikoterapi më të zgjatur në kohë.
Shpresoj të kem qenë ndihmuese,
Gjithë të mirat,
Veronika