Këshilla/Blog

12.02.2016

Prsh si fillim uroj qe te me krijohet mundesia te bisedoj me nje psikolog ketu ne portalin tuaj … Une jam 19 vjec dhe problemi im eshte familja ime . Ajo perbehet nga pese motra dhe nje vella dhe prinderit … une kam perjetuar shume vuajtje qe kur kam qene e vogel e mbaj mend kur babi vinte i pire dhe na nxirrte te rrinim jashte te gjithe dhe une mund te isha vetem kater vjec fshihesha ne dollap dhe isha shume e lumtur qe askush nuk e dinte ate vend. Kur ai godiste mamin e keshtu nderkoh une jam me e vogla e femijeve dhe po ju tregoj per vellain qe eshte dhe problemi qe nuk po me le te jetoj .Ai qe ne moshe te vogel ka braktisur shkollen dhe ka shkuar ne greqi jetonte atje dhe ai ishte heroi im me dukej se ai ishte njeriu me perfekt ne kete bote mendimet e nje femije .por kjo ndrryshoj kur ai u rikthye per te mos u kthyer me asnjeher ne greqi . U bene gjasht vjet qe ai eshte ne shqiperi dhe kjo periudhe qe duhet te ishte me e bukura e jetes time adoleshenca eshte kthyer ne tortur … Vellai eshte nje njeri me shume vese konsumon droge alkol dhe ka dhe dore … keto kohet e fundit eshte bere i padurueshem sepse kur pi ai behet shume agresiv dhe shkaterron cdo gje qe gjen e kthen shtepine permbys … e kemi denoncuar ka ndenjur disa muaj ne burg dhe ka dal …
Nuk di cfare te bej po kaloj ne depresion si duhet te veproj ????

  1. Almadina Guma says:

    Pershendetje e dashur,
    Nuk je vetem! Kjo eshte e sigurte. Jeta jote eshte komplikuar nga shume ngjarje, dinamika e situata qe kane shoqeruar femijerine e vazhdojne akoma ashtu sic shprehesh edhe ti.
    Duke lexuar shqetesimet e tua qe te kane shoqeruar gjate femijerise e deri tani, duke bere qe problemet ne familje te mahisen edhe me shume, ta ndjeva gjithe peshen, merzine, trishtimin, zemerimin, fajesimin, pyetjet pa pergjigje, mungesen e forces por edhe prezencen e forces se madhe, nevojen per te jetuar shendetshem, therrmimin e besimit te njerezit me te dashur, por edhe pranimin qe ata bejne gjerat qe bejne prej pafuqise se tyre ose se nuk kane mesuar te bejne me mire e ndihen ne te njejtin rreth vicioz.
    Te gjitha keto te vendosin perballe pergjegjesise per ti dhene zgjidhje cdo gjeje, per te marr rolin e te rriturve, por jo te gjitha zgjidhjet e pergjigjet I kemi pasi varet edhe nga personat e tjere perreth e bashkepunimi I tyre e shpesh mbetet qe te bejme ate qe kemi ne dore dhe mbi te gjitha te kujdesemi per veten, pervecse per te tjeret, prandaj me vjen mire qe ke shkruar e do qendrojme te hapur ne qoftese deshiron te flasesh akoma me shume per veten tende, ndjenjat e tua e cfare po ndodh me ty, me veten tende, me mendimet e tua, me gjendjen tende psikologjike, me perballjet e tua ne jete, e jo vetem me familjen tende.
    Nga letra qe ke shkruar me mungon informacioni te kuptoj me qarte por edhe sinqerisht nuk mund te zgjidhim ketu te gjitha problemet. Besoj qe veshtiresia aktuale qendron te vellai, por edhe te fakti qe ta pranosh qe heroi yt eshte nje njeri me shqetesimet e veta e spo jeton mire as ai per nje arsye apo nje tjeter, por pa justifikuar gjithe veprimet e tij qe ju bejne dem juve.
    A ka ndonje menyre per te stabilizuar nje raport me vellain? A ka ai persona (shoke, motrat) te cileve ua degjon fjalen e mund ta mbeshtesin ate te kuptoj situaten ose te kerkoj sherbime e ndihme? A eshte dikush ne jeten a rrethin tuaj familjar qe ka peshe e mund te flas e te bisedoj me te? A mund te mobilizoheni midis jush e brenda familjes tuaj per te biseduar per zgjidhje te mundshme? Nje menyre eshte qe ai te gjendet me i angazhuar me gjerat ne familje, mbase duke u perkujdesur per dicka, ose duke u marr me disa detyra shtepie. A ka dicka qe ai ka me shume interes, apo pike te dobet?
    Do te keshilloja te mendonit per zgjidhje sado te vogla, duke u mbeshtetur te njeri tjetri. Gjithsesi do ishte mire te kerkonit edhe sherbimet ne qytetin ku ju jetoni qe mund te ndihmojne ate ose juve dhe me vjen mire qe keni denoncuar ne raste dhune. Do keshilloja te orientoheshit ne ndihmat e institucionet e jashtme ne rast se situata perkeqesohet.
    Megjithate, sic e thashe edhe me lart, per mua me e rendesishme ne kete moment je ti e gjithe mendimet e ndjenjat e tua, keshtu qe qendrojme te hapur per te te degjuar apo mbeshtetur me shume, sipas deshires tende. Do te inkurajoja te na shkruaje me shume per veten.
    Dhe per ta mbyllur per momentin, po te sjell ne vemendje nje shprehje “Situata ime aktuale, nuk eshte destinacioni im final”
    Qendrojme ne kontakt,
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV