Këshilla/Blog

Masha 26.01.2020

Cfare duhet te besh kur ke mendime vetvrasese

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Pershendetje Masha, te falenderoj per pyetjen. Te pyesesh dhe te flasesh per mendimet vetevrasese mendoj se eshte hapi i pare i gjerave qe ndihmojne kur perballemi me kete ceshtje. Dhe e besoj qe nuk eshte aspak e lehte. Ne fakt edhe pse mendimet vetevrasese jane dicka e zakonshme e jetes se njeriut, shume pak ose aspak marrin guximin te flasin per kete gje. Ato ndodhin kur ndihemi te pamotivuar, kur gjerat humbasin kuptim apo thjesht ndihemi te lodhur per t’u perballur me dicka qe ndjejme se eshte me e madhe se vetja jone. Megjithate kjo mund te jete dicka kalimtare dhe ne e rimarrim veten perseri, kur rrethanat e veshtira fillojne te marrin zgjidhje dhe ne fillojme te ndjejme forcen per te vazhduar. Ajo qe ndihmon ne keto raste eshte ta pranojme qe ky mendim ekziston, dhe te fillojme te shqyrtojme nese ka menyra apo gjera qe ne mund te bejme per ta tejkaluar.

    Ne disa raste te tjera kjo gje mund te paraqitet me e veshtire, pra ne rastet kur sado qe mundohemi, ideja e vetevrasjes eshte per shume kohe aty, te nxitura nga gjendje te depresionit i cili eshte nje gjendje deshperimi dhe i te qenit i pashprese.

    Ne te gjitha rastet, ajo cfare mund te na ndihmoje eshte te flasim me dike prane nesh per idete vetevrasese. Ka gjithmone persona qe do te gjenden te gatshem per te ndihmuar, per te degjuar dhe per te kuptuar. Dhe nese nuk ka, eshte gjithmone ide e mire te drejtohesh tek profesionistet e shendetit mendor (psikolog/psikiater) per te marre mbeshtetjen dhe ndihmen e pershtatshme.

    Nese deshiron mund te me shkruash serish ketu, per te biseduar me shume mbi keto mendime vetevrasese, mbi natyren e tyre dhe perjetimin tend. Je e mirepritur.

    Enkeli

    1. Kristi A says:

      Te njejtin problem kam dhe une , fatkeqesisht ????????

  2. Refko says:

    Jam qe 8 vite me depresion nuk me dilet nuk me punohet rri gjithmon i mbyllur ne shtepi kam mendime negative gjithmon kam qen neper mjek asnje terapi sme ka ndihmuar nuk e di si te dal nga kjo gjendje jam lodh nuk kam oreks nuk me dilet me shoqeri shkurt e trup jam shume keq

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV