Këshilla/Blog

Helo 22.11.2023

Te pyes per nje takim qe pata me nje person me te cilin kemi ndenjur ne ambient te perbashket per rreth 20 minuta, kam biseduar me te ne nje distance relativisht te afert. Kam shtrenguar duart 2 here kur u takuam dhe u pershendetem, si dhe ka prekur disa sende te perbashket si stilolapes telefon, etj. Ne fund kuptova qe ishte me Hiv -Aids.
A ka rrezik qe te jem infektuar? A eshte e nevojshme berja e nje analize dhe nese po cfare analize duhet bere dhe kur behet, duhet te kaloj koha apo menjehere?

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje,
    Hiv eshte nje virus qe transmetohet nga marrdhenier seksuale te pambrojtura dhe permes gjakut. Nese nuk keni pasur kontakt permes ketyre formave nuk keni perse te shqetesoheni. Per te kuptuar nese individi eshte infektuar me virusin e HIV, permes analizave te gjakut, duhet nga 12 jave deri ne 6 muaj pas kontaktit ku mendoni se jeni infektuar.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV