Këshilla/Blog

11.02.2016

Ata me lan e mua me moren njez te huaj edhe te smur u rrita me shum mundime e vuajtje edhe pse tani jam i martuar e kam femije kam nje zbarztie ne zemer jam ne depresion perdor edhe barna anti depresion nuk di qka te bej nene e kam kerkuar ne gjitha vendet e institucionet po kot nuk mundem me!!

  1. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje,
    Më vjen keq për jetën e vështirë që keni pasur. Braktisja nga prindërit biologjik ka qënë dhë është një eksperinecë e dhimbshme për ju dhe keni të drejtë të ndiheni i zemëruar për këtë. E kuptoj nevojën tuaj për të vendosur kontakte me nënën biologjike, për ta njohur atë. Duket që keni kohë që jeni vënë në kërkim të saj, por pa sukses. Do t’ju sugjeroja që të mbanit një ditar ku shkruani rreth përjetimeve personale në lidhje me këtë cështje. Do t’ju ndihmonte edhe shkrimi i një letre për nënën biologjike( edhe pse nuk do mundeni t’ja nisni asaj). Në këtë letër ju mund të shkruni rreth cështjeve që keni nevojë t’i ndani me të, ndjesive që lidhen me braktisjen, etj.
    Cështjet e pazgjidhura që lidhen me braktisjen, humbjen dhe ndjenja të tjera që shoqërojnë atë , mendoj se duhet të trajtohen me ndihmën e një specialisti. Një psikolog do t’ju vinte në ndihmë në këtë periudhë, në mënyrë që cështjet e të shkuarës të integrohen për të mos ndikuar jetën tuaj tani dhe familja e re që keni krijuar.
    Gjithe te mirat,
    Denisa Ndreka, Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.