Këshilla/Blog

Aa 07.10.2022

Pershendetje dr.
Une kam nje pyetje dhe nje problem qe po me brengos paksa. Ne fund shtator, rreth dates 26-27 kam kryer marredhenie seksuale pa mbrojtje. Me pas ne fillim tetori, javen e pare jam ndjere i lodhur nga ana fizike, jo shqetesime te tjera. Pasi bera nje analize gjaku, me dolen rruazat e bardha te gjakut te larta disa nga komponentet, gje qe nga mjeku me tha lidhet me gjendjen gripale dhe jo sst. Gjate kesaj periudhe perdora sista multivitamina. Ne date 20 shtator kam bere nje test te shpejte per Hiv, i cili me doli negativ. Ne date 24 shtator kam perseritur testin ne nje laborator privat i cili me tha qe analiza behet me makinerine Cobas, dhe rezultati ishte 0240 Negativ. Pyetja eshte, pse 0.240, dhe jo 0, nese jam negativ? Dhe ne kete situate, kur mendoni se duhet ta riperseris dhe nje here testin per te dale negativ? Faleminderit

  1. Arjan Harxhi says:

    Pershendetje,
    Gjendja e pergjithshme lidhet me shume me shqetesimin psikologjik dhe emocional qe shoqeron nje ekspozim te mundshem.
    Pergjigja e COBAS eshte negative dhe ska te beje me vleren, pra qe te jete negative nuk duhet te jete ne vleren 0.
    Testet e tanishme te gjenerates se 4 (antigjen – antikorp) jane shume te ndjeshem brenda 4 javeve te para te ekspozimit megjithate protokolli thote qe analiza duhet perseritur pas 2 muajsh.
    Gjithe te mirat,
    Dr Arjan Harxhi

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV